PD rrudhet që ditën e parë të Kuvendit, Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar edhe me votat e opozitës

435
Gramoz Ruçi është zgjedhur kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë edhe me votat e opozitës. Ndonëse emri i tij për këtë post u kontestua nga Partia Demokratike, rezulton se të paktën dy deputetë të saj kanë votuar fshehtas pro tij duke rrëzuar si pasojë edhe kauzën e antikomunizmit të trumbetuar fort nga lidershipi demokrat.

Konkretisht pas numërimit të votave për Ruçin, rezultuan 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim. Referuar ndarjes së mandateve në Kuvend kujtojmë se PS ka 74 mandate, PD 43, LSI 19 deputetë, PSD 1 mandat dhe PDIU 3 mandate.

Referuar faktit se 19 deputetët e LSI nuk morën pjesë në votim atëhere rezulton se 74 deputetë të PS kanë votuar pro Ruçit. Gjashtë votat e tjera pro rezultojnë të jenë Tom Doshi i PSD dhe 3 deputetët e PDIU, të cilët më herët e kanë shprehur publikisht votën e tyre. Kësisoj rezulton se 2 votat e tjera pro Ruçit të kenë ardhur nga rradhët e Partisë Demokratike, e cila pëson rrjedhjen e parë të votave që në nisje të legjislaturës së re.
Sigal