PD: Rivlerësimi nis me kapjen e sistemit, Edi Rama prenoton 25 vende në prokurori e gjykata

425

Gazeta Telegraf/



Deklaratë
e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj

 

 

Sot, është dita e parë e
hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit, dhe sot Edi Rama ka bërë hapin e parë
konkret e të dukshëm të kapjes së sistemit të drejtësisë.

Ky ligj, ndër të tjera
ka parashikuar ne nenin 68 pika 2 se Shkolla e magjistraturës ngarkohet të
organizoje një konkurs jashte radhe për 25 kandidate, gjyqtare dhe prokurore.

Sipas këtij ligji, dhe
ligjit ekzistues për Shkollen e Magjistraturës, faza e parë e një konkursi të
tillë është hapja e procedures së pritjes së kerkesave të gjithe të
diplomuareve, brenda ose jashte vendit, që janë të interesuar dhe kanë dëshire
të marrin pjesë. Kjo periudhe e pritjes së aplikimeve, sipas traditës pothuajse
20 vjecare ka qënë bërë transparente për publikun, ne median e shkruar dhe atë
elektronike, e ka zgjatur jo më pak se 1 muaj. Të interesuarit gjatë kësaj kohe
njiheshin me vendet vakante, plotesonin dokumentacionin dhe dorëzonin kerkesat
dhe lista e aplikuesve publikohej. Më pas, procedohej me konkursin e testimit
të njohurive.

Ndryshe nga kjo
praktikë, pikërisht sot, media njofton se Shkolla e Magjistratures organizon
konkursin e pranimit. Pa shpallur paraprakisht dhe publikisht se një konkurs do
të zhvillohej. Pa shpallur vendet sipas preferencës në profilin prokuror apo
gjyqtar, pa bërë ndarjen e tyre, pa shpallur procesin e thirrjes për aplikime
për cdo të interesuar, pa iu dhënë mundësinë të diplomuarve të paraqesin
kërkese. Kjo sepse, ligji vetem sot ka hyre ne fuqi, dhe se nga sot e tutje
duhet të zhvilloheshin këto procedura paraprake.

Listat e aplikanteve
askush nuk i ka parë, askush nuk është në dijeni për menyren se si ata janë
përzgjedhur. Cdo gjë është bërë në terr. Kjo është një shkelje flagrante e
ligjit, sepse, cdo veprim qoftë edhe okult i mbledhjes së aplikimeve,
perpilimit të listave, perzgjedhjes së aplikanteve dhe ftesës për të marrë
pjesë në konkurs, nese është bërë, është bërë para datës 10 tetor 2016. Dhe
nese është bërë para dates 10 tetor 2016, është tërësisht i paligjshëm. Ligji
ka hyrë në fuqi vetëm sot. Dhe nga sot lind e drejta dhe detyrimi i ketij
organi të procedoje me pritjen e kërkesave për periudhe kohe të arsyeshme, të
presë plotësimin e dokumentave individuale, të perpiloje listat e me pas të
organizojë konkursin duke mos ia mohuar askujt të drejten për të marre pjesë.

Organizimi i konkursit
sot, pervecse është një shkelje flagrante e ligjit për Shkollen e Magjistratures,
të ligjit të sapomiratuar të vetting-ut, është hapi i parë dhe konkret i kapjes
politike të sistemit të drejtësisë. Plani i kapjes së sistemit të drejtësisë
filloi me kapjen politike të Shkolles së Magjistratures në vitin 2014, dhe sot
po materializohet me hapin e radhës: 25 individë të perzgjedhur në terr, pa
transparencë por me shumë gjasë sipas prirjeve politike,  pritet të jene
gjyqtaret dhe prokuroret e nesërm.

Hapi i sotëm është
rrenimi perfundimtar i cdo përpjekje për pavarësi dhe moskapje politike të
sistemit të drejtësisë.

Sigal