PD, Ristani: Rama zhytet me Gjushin në luksin e fundjavës, i kthen kurrizin shqiptarëve

449
Sigal

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani

Rama me
Gjushin janë nisur për një fundjavë qejfi dhe relaksi në Milano. Punët i kanë
në terezi. Miliona euro të zhvatura këtij vendi i kanë tashmë në xhepat e tyre,
miliona të tjera i shpenzojnë çdo ditë për luks në vila, zyra, makina, udhëtime
me avionë, hotele, para të gjakut të shqiptarëve të varfër që Rama të hapë
ekspozita dhe të ndjehet edhe artist.

Ndërkohë që harliset me Gjushin në Milano, Rama
i kthen shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar, i ka lënë pa punë, i ka zhytur
në drogë e krim, i ka dëshpëruar deri aty sa mendojnë vetëm si të ikin nga ky
vend.

Me Gjushin në Milano, lideri ballkanik dhe
botëror, kalon edhe “hidhërimin” që i shkaktoi jo-ja gjermane për
hapjen e negociatave për antarësimin në BE.