PD: Rekomandimi, meritë e shqiptarëve, lajm i shkëlqyer për të gjithë

420

Sigal

PD do të hapë negociatat me BE-në

 Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur një lajm të shkëlqyer rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave. Basha thotë se ia njeh si meritë marrjen e rekomandimit vetë qytetarëve shqiptarë, ndërsa ka premtuar se do të jetë Partia Demokratike qe do t’i hapë negociatat me BE-në.

“Rekomandimi, lajm i ishkëlqyer. Hapja e negociatave, fillimi i një rrugë të gjatë, të vështirë të pakthyeshme për vendin tonë. Sot një dritë shprese për të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa. Ja njoh si meritë, njerëzve të thjeshtë. Ka qenë forca e tyre dhe presioni ndaj politikës. Si kryetari i PD-së, parti e lindur me sloganin “Ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Europa, si partia që bëri të mundur lëvizjen e lirë, nuk mund të shpreh vlerësimin për demokratët. Reformat që ndërmorëm hodhën konturet e këtij procesi. Vlerësoj kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces. Sfida të mëdha na presin, mbi të gjitha, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Do të bëj çdo gjë që politika të kthehet në instrument që iu shërben shqiptarëve dhe aspiratave të tyre për Shqipërinë Europiane”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se sfida numër një mbetet ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme. “Sfidë tjetër mbetet lufta kundër krimit, kundër korrupsioni, fusha në të cilat Shqipëria nuk ka bërë përpara. PD do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE-më.
PD e vendosuir të japë kontributin e saj. Dy reforma të vlerësuara nga KE do të ishin të pamundura pa konsensusin tonë. A ka shqiptar, i djathtë apo i majtë, që mendon se Shqipëria mund të ecë përpara pa zgjedhje të lira dhe të ndershme?
A mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme pa prerë lidhjet e politikës me krimin, pa zbatimin e dekriminalizimit?”, tha Basha.

Në lidhje me ftesën e kryeministrit Edi Rama, i cili shtriu sot dorën e bashkëpunimit dhe me opozitën, Basha tha se edhe kur e ka patur dorën grusht dhe gjuhën e helmatisur, opozita ka bërë gjithçka për të nesërmen evropiane të Shqipërisë.

“Edhe kur dorën e ka patur grusht edhe kur gjuhën e ka patur të helmatisur kjo opozitë dhe ky kryetar kanë bërë githçka për të nesërmen evropiane të Shqipërisë. Ndaj kemi qëndruar fuqishëm për vlerat themelore të BE-së”, tha Basha.