PD: Regjimi i Ramës antihuman, heq kirurgun për infermieren në Dibër

488
Sigal

Gazeta Telegraf/


Deklaratë e Partisë
Demokratike

 

Skema kriminale e
blerjes së votave në Dibër është duke u shpërblyer për të garantuar vjedhjen e
zgjedhjeve të ardhshme në vend. Kësaj radhe viktimë është bërë shëndetësia dhe
një mjek i njohur i Dibrës. 

Ministri i
Shëndetësisë Ilir Beqja ka shkarkuar nga detyra mjekun kardiolog Artan Murati
që drejtonte Drejtorinë Rajonale të Shendetësisë në Dibër dhe e ka zëvëndësuar
me, Anisa Xhika (Doda) që është infermjere në profesion. Kaq i paturp është ky
shkarkim sa Beqaj tallet me kardiologun në shkresën e shkarkimit duke thënë se
infermjerja do rrisë përformacën në punë.  

Edi Rama po i qendron
fjalës së tij për të shpërblyer hajdutët e blerjes së votave në Dibër. Krimi
elektoral që po përgatit Edi Rama për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme nuk por
kursen as kardiologët. 

Ky rast në Dibër
vërteton qartë se Edi Rama është plotësisht në shërbim të bandave të cilat po i
vesh me pushtet për të garantuar blerjen e votës së shqiptarëve. Edi Rama ka
dorëzuar vendin në duart e krimit, ka kriminalizuar parlamentin dhe
administratën, mbushi vendin me drogë dhe po ndan miliardat e buxhetit për
miqtë e tij, ku vetëm në shëndetësi ka ndarë 360 milionë euro koncensione.

Regjimi i Ramës është
i korruptuar dhe kriminal por më shumë se kaq, regjimi i Ramës është
antihuman. 

Shqipëria më mirë pa
Edi Ramën.