PD reagon për qeverinë “Rama2”: Ruani veten! Do të qeverisemi nga kryehajdutët

492
Nuk kanë vonuar reagimet në kampin opozitar fill pas shpalljes së emrave të ri të qeverisë nga Kryeministrin Edi Rama.
PD ka reaguar përmes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka dhe deputetit Tritan Shehu. Paloka shprehet se ministrat e zgjedhur nga Rama janë një bashkim kryehajdutësh që do të drejtojnë vendin, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të nomenklaturës komuniste, një akuzë direkte kjo për Gramoz Ruçin, i cili do të jetë kreu u Kuvendit.
“Ruci, Balla, Ahmetaj, Gjiknuri, Xhafaj, Bushati, Peleshi, Klosi, Qato…Nje bashkim i kryehajduteve te kater viteve te shkuara (qe jo rastesisht ishin dhe ne krye te sistemit te blerjes se votave) dhe perfaqesuesve me te denje te nomeklatures kriminale komuniste, pinjolle direkt te ish Byrose Politike.
Duke ju referuar dhe statusit tim perpara zbulimit te emrave. Po edhe ne ate aspekt Rama nuk zhgenjeu, ia kaloi Caligules.
Ka nje shprehje qe thote se “cdo popull meriton qeverine qe ka”
Nuk e di a e meritojme vertete te drejtohemi nga keta…?”- shkruan Paloka.
Në reagimin tjetër, atë të Tritan Shehut, fokusi është lëvizur në drejtim të sektorit të shëndetësië, dhe sipas demokratit, rilindja ka goditur si kurrë më parë me këtë qeveri sistemin shëndetësor. Deputeti i PD-së i bën thirrje qytetarëve që të ruhen pasi shëndetësia sipas tij në qeverinë e re nuk është prioritet.
“QYTETARE, RUANI VETE SHENDETIN TUAJ, SHENDETESIA NUK ESHTE PRIORITET, AJO PO ZHDUKET EDHE SI NOCION QEVERISES!!
E publikova dje qe per Rilindjen socialiste Shqiperia nuk ka e nuk ka pse te kete Shendetesi!!!
Mbas deshtimit te “Shendetesise Falas” sistemi shendetesor futet ne ca labirinte Qeveritare, ku eshte i destinuar te “tretet” terresisht.
Perberja e Qeverise Rama 2, ku Ministrise se Shendetesise qe deshtoi me shendetesine, i bashkengjitet edhe nje tjeter Mega Sektor po i kaq i deshtuar, ai i ceshtjeve sociale, e konfirmon kete.
Nje model ky krejt i rralle i perdorshem vetem ne vende shume te zhvilluara me strukture shteterore shume larg tones, ose NE VENDET TE AFRIKES QENDRORE KU NUK KA SHERBIM SHENDETESOR!”- shkruan Shehu.
Sigal