PD: Rama s’ka plan të ndalë eksodin, të largohet

451
Partia Demokratike reagoi sërish mbi largimin e shqiptarëve drejt Gjermanisë. Në një deklaratë për mediat, Gert Bogdani i bëri thirrje edhe një herë Qeverisë dhe Kryeministrit Rama që të ndërmarrin hapa konkrete për të ndaluar eksodin.
“Çdo shqiptar ka sot një të afërm që është larguar jashtë vendit dhe ky është një problem tepër shqetësues. Qeveria duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të lënë gënjeshtrat dhe të merret me hapa konkrete”, tha Bogdani. Por, ai shtoi: “duket qartë se Rama nuk ka asnjë plan për t’i dhënë një zgjidhje këtij fenomeni”. “Zgjidhje e këtij problemi nis me largimin e kësaj Qeveria dhe e këtij Kryeministri të paaftë”, përfundoi deputeti i PD-së.
Sigal