PD: Rama genjen për luksin e makinave, i dha ndërtuesit të tij pagesën e 41 mijë të papunëve

490
PD nëpërmjet deputetes Mimoza Hajdarmata tha se skandali me makinat e qeveritarëve po thellohet me shumë. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja tha se kryeministri Rama i dha pagesën e 41 mijë të papunëve.
Deklarata e plotë e deputetes Mimoza Hajdarmata
Thellohet skandali me luksin qeveritar.
Revolta e menjehershme e qytetarëve pas vendimit të Edi Ramës, për t’i shtuar rehatisë së tij dhe të ministrave edhe nga një Jaguar të tipit të fundit me paratë e shqiptarëve, e nxiti qeverinë që të genjejë turpshëm.
Zyra ku prodhohet propaganda e Edi Ramës, pretendon se po kursehet dhe thotë se aktualisht qeveria shpenzon 636 mijë euro për mirëmbajtjen e makinave që ka.
Në fakt, qeveria ka shpenzuar në një vit vetëm 23 mijë euro për mjetet e transportit, referuar këtij dokumenti zyrtar të thesarit.
Zyra e Edi Ramës ka genjyer 30 fish, me shumën e paraqitur.
Një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar këtë shpenzim skandaloz për luks qeveritar, për ministrat e zhytur në korrupsion.
Faktet janë kokëforta.
2 milionë euro ka vendosur Edi Rama tia japë ndërtuesit të tij personal, të vilave të tij në Dradhë dhe ne Durrës, Gon Papulit, që ai vetë dhe ministrat e tij, të thellojnë edhe më shumë pabarazinë, varfërinë e mjerimin në këtë vend.
44 makina luksi për Ramën dhe ministrat e tij.
2 milionë euro që tahirët, beqët e damianët me në krye Ramën, ti shohin qytetarët nga xhamat e errët të Jaguarëve modeli i fundit.
Dhe në fund, sërish makinat i mbeten Papulit të Ramës.
Një aferë e pastër korruptive që kutërbon mbare vendin.
2 milionë euro që do mjaftonin për t’u falur qytetarëve të pamundur kamatvonesat e energjisë.
2 milionë euro, pagesa e 41 mijë të papunëve, ose 34 mijë pensione fshati, apo 18 mijë e 700 pensione qyteti, që Edi Rama ia jep Papulit të tij.
Shqiptarët nuk mund të lejojnë një tallje të tillë nga qeveria.
Eshtë ora për tu ngritur e për ti ndalur hajdutët e xhamave të zi.
Sigal