PD: Rama fsheh kërkesën e ekstradimit në Venezuelë të vëllait të Xhafës

81
Partia Demokratike ka bërë publike faktë të reja për të kaluarën e vëllait të Fatmir Xhafës që tregojnë sipas demokratëve, këmbënguljen e Ramës për të kapur reformën në drejtësi. Sipas PD, Rama dhe Xhafa janë duke fshehur një kërkesë nga Venezuela për ekstradimin e Agron Xhafës, vëllait të deputetit socialist, i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
“Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm”, thuhet në deklaratë.
“Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllanë e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë.Nëse do funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllanë kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte”.