PD: Rama dhe Tahiri, aleatë të krimit dhe trafikantëve

492
Sigal

Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se është aleate e fortë e drogës dhe krimit.
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, tha se në vend që të luftojnë aktivitetin kriminal të trafikantëve të drogës, Rama dhe Tahiri u krijojnë lehtësi atyre dhe këtë sipas tij e dëshmojnë më së miri sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara në ditët e para të janarit.
Deklarata e plotë e Alibeaj
Në 10 ditët e para të këtij vitit, rreth 4 ton e gjysëm drogë, kanë kaluar përmes kufinjve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë.
Në Otranto, Torre-Veneri, Napoli, Lece, Brindizi, kanë mbërritur rreth 4 tonë drogë në këto 10 ditë, të kapura e të sekuestruara nga policia italiane.
Po ashtu, në Igumenicë, Selanik, Kostur, janë kapur rreth 500 kg droge, nga policia greke.
Afërsisht 4 tonë e gjysëm, në 10 ditë, vetëm sasia e kapur, e sekuestruar.
Këto të dhëna tronditëse, dëshmojnë qartë se karteli qeveritar i drogës vazhdon pa ndalesë aktivitetin, dhe qeveria, Rama e Tahiri, i ofrojnë atyre rregullisht lehtësitë për ta transportuar brenda vendit, e për të kaluar kufinjtë tanë.
Këto të dhëna, dëshmojnë se droga mbetet edhe për këtë vit alternative e Edi Ramës, dhe angazhimi kryesor i tahirit të tij.
Koha ka ardhur për ta larguar këtë të keqe, e për të sjellë një qeveri që krijon mundësi për zhvillim e punë të ndershme.
Lëndë narkotike e nisur nga Shqipëria, e kapur në Itali, 01 – 11 Janar 2017
01 Janar 2017- Në veri të Otrantos Guardia Di Finanza sekuestron 400 kg marijuana
04 Janar 2017- Në Torre Veneri, San Kataldo, provincë e Leces Itali, Guardia Di Finanza ka sekuestruar 510 kg marijuanë.
09 janar 2017 – Në Napoli 700 gram heroinë
10 janar 2017 – Në Lece në Itali, 700 kg marijuanë në një gomone të braktisur në San Basilio
11 janar 2017 – Në Brindizi, 200 kg maijuanë
11 janar 2017 – Në Brindizi, sekuestrohen nga Guardia di Finanza 1.9 ton marijunë.
11 janar 2017 – Në Modena 2 kg heroinë e ardhur nga Shqipëria
Droga e kapur Greqi
02 Janar 2017 – Në Igumenicë, 213 kg e 930 gr marijuanë të ardhura nga Shqipëria
03 janar 2017 – Në Selanik sekuestrohen 51 kg e 984 gr marijuanë
08 janar 2017 – Në Kostur 10kg e 420 gr marijuanë
09 janar 2017 – Në kufirin greko-shqiptar sekuestrohen nga policia greke 22kg e 300 gr marijuanë
11 janar 2017 – Në kufirin greko-shqiptar, 89 kg e 250 gr marijuanë.