PD: Qeveria të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë çmimin e naftës

46
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për politikat e saj në lidhje me çmimin e naftës, duke kerkuar qe qeveria të heqe taksën e qarkullimit dhe të ulë çmimin e naftës.
Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, doli sot në një deklaratë për mediat dhe u shpreh se “Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar edhe më shumë kosto e varferi tek qytetarët. Shifra rekord deri në 190 lekë litri, eshte më e shtrenjta në rajon e më gjerë, duke ndikuar edhe më tej ne nivelin e jetesës. Ndërkohë, qeveria vazhdon të mbaje taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës”.
“Shqipëria është i vetmi vend ku çmimi i naftës vazhdon të rritet, ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit, te ulë çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve”, tha Bogdani.