PD: Qeveria shpenzon miliona lekë për festa, Shqipëria në mjerim

503
Sigal

TIRANË – Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se shpenzoi disa qindra miliona lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim. Deklarata erdhi nga koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo, e cila u shpreh se “Media ka zbuluar se janë rreth 300 milionë lekë që i ka marrë e njëjta kompani që shpërblehet nga Edi Rama sa herë ka një aheng qeveritar”.
 
“Media ka zbuluar se janë rreth 500 milionë lekë nga taksapaguesit, të dhëna për këngëtaren e huaj qe erdhi ne Tirane. Është zbuluar në media se janë rreth 50 milionë lekë të shpenzuara për dekorata për të ushqyer më së shumti ideologjinë që sjell konflikt e jo bashkim. Shpenzimet e çmendura qeveritare vijnë në një kohë, kur buxheti i ri parashikon ulje fondesh për të varfërit, për të pamundurit, për asistencën, për fermerët, për shëndetësinë e arsimin”, tha Bozdo./ATSh/