Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpalosur një platformë, e cila sipas tij, do të çlirojë ekonominë e kapur nga korrupsioni dhe oligarkia. Në kuadër të kësaj platforme opozita ka bërë publike, atë që ata e quajnë “fatura e abuzimeve nga konçesionet/PPP”.

Deputeti demokrat Florion Mima ka treguar mënyrat se si abuzohet me paratë dhe pronën publike. Sipas tij qeveria ka në plan të shpenzojë rreth 2.2 miliardë euro me tendera, koncesione dhe PPP.

“Shqiptarët duhet të dinë, kanë të drejtë të dinë dhe opozita ka detyrim moral dhe ligjorë të jua thotë të vërtetën: sa është fatura e tenderave, koncesioneve, PPP-ve, ligjeve special dhe trajtimeve preferenciale të qeverisë për klientët e saj”.

“Vetëm për katër vitet e para, 2018-2021, vlera totale është 463 mlilionë euro, përsëris: 463 milionë euro e ndarë në rreth 75 milionë në vitin koherent, 111 milionë vitin e ardhshëm, 132 milionë në vitin 2020, për të arritur në 145 milionë në 2021.

Po për një hark kohor më të gjatë, I cili përkon me kohëzgjatjen e kohëveprimit e këtyre kontratave korruptive, për çfarë shifre bëhet fjalë?

Shifra totale që ne kemi arritur të mbledhim dhe të nxjerrim sot para jush është 2.2 miliardë euro. E përsëris: 2.2 miliardë euro, shifër e frikëshme e cila përbëhet nga kontratat e mëposhtme”.

–          Check-up, rreth 120 milionë euro

–          Sterilizim,i 77 milionë euro

–          Laboratorët, rreth 104 milionë euro

–          Inceneratorët Fier, 28 milionë euro

–          Inceneratorët Elbasan, rreth 22 milionë euro

–          Inceneratorët Tiranë, 128 milionë euro

–          Rruga e Arbërit, 268 milionë euro

–          Rruga Milot-Morinë, rreth 98 milionë euro

–          Rruga Thumanë-Vorë, 225 milionë euro

–          Rruga Orikum- Dukat, 50 milionë euro

–          Rruga Milot-Balldre, 161 milionë euro

–          Skanimi në dogana, pas ndryshimeve të bëra nga qeveria aktuale, 215 milionë euro

–          Shkollat në bashkinë e Tiranës, 51 milionë euro