PD pyet Taulant Ballën: Sa herë ke komunikuar me Edmond Begën në 068….?

326

“Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke. Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit? Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen? Deputeti demokrat ngriti disa pyetje institucioneve për të cilat kërkon përgjigje: “Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bizneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?”- tha në një deklaratë deputeti i PD-së Alibeaj.