PD: Pushtetarët dhe krimi blenë votat

597
Partia Demokratike përsëriti akuzat për kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Nënkryetari Edi Paloka tha se Rama po mbron kryebashkiakun. “Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tenderë kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave. Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë. Marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm”, tha Paloka.
Sigal