PD publikon dokumentin: Qeveria i ka dhënë Edmond Begos lejen minerare pa garë për 25 vjet

534
Sigal

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka publikuar një dokument që, sipas tij, provon se edhe ministri Damian Gjiknuri, e ka ndihmuar biznesmenin e arrestuar një javë më parë në Igumenicë Edmond Bego, për të shumëfishuar pasurinë e tij në kurriz të pronës publike. “Edmond Bego, ka përfituar edhe pasuri publike. Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon. Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike. Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, mikut trafikant droge të Taulant Ballës, ai ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga prokuroria. Taulant Balla hesht, edhe Edi Rama hesht, që të mbulojnë me harresë përfitimet skandaloze dhe të paligjshme të trafikantit të drogës, pasi ai u bë mik familje me Taulant Ballën dhe që tani implikojnë edhe ministrin Damian Gjiknuri. Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego.