PD proteston para bashkisë Devoll, Nallbati s’e lëshon zyrën: Nuk ka kryetar të ri

587
Sigal

Mbështetës të PD-së janë mbledhur dhe po protestojnë para godinës së bashkisë së Devollit ku pritet të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak dhe betimi i kryetarit të bashkisë që doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit, Eduard Duro.

Devolli është bashkia e parë ku pritet të bëhet konstituimi.

Ndërkohë Bledion Nallbati nuk largohet nga zyra.

” Ne po vijojmë punën. Nuk ka pasur zgjedhje. Populli i abandonoi. Ishin zgjedhje të PS. Bashkia po uzurpohet.

Ne zbatojmë dekretin e presidentit. 30 qershori është shfuqizuar. Do mbrojmë Kushtetutën. Nuk ka kryetar të ri as këshill të ri.

Kryetarët vijnë dhe ikin me zgjedhje. Nëse bashkia pushtohet do ti ndalojmë dhe procedojmë pranë prokurorisë.” u shpreh Nallbati.