PD, Pollo: Rama do të ndryshojë ligjin për TVSH, për mikun e tij

188
Edi Ramës nuk i mjafton kontrolli që ka arritur të verë mbi mediat private përmes joshjes, blerjes, shantazhit e kopaçes AMA. Por edhe një media publike si RTSH, megjithëse e komandon de facto, do patjetër ta shtjerë në dorë edhe de jure. Ligji për Median Audiovizive, i miratuar me konsensus pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013, do të ishte një bazë e duhur për një transmetues publik të ringritur. Ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranza e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin. Sot në pushtet, pikërisht këtë formulë të kërkuar prej tij para 5 vitesh Edi Rama do ta anullojë këtë të enjte në Kuvend. Ankohet se e bllokon opozita. Edhe pse mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues, që të dy me jetë aktive politike në PS prej 25 vjetësh, si shenjë kompromisi e bashkëpunimi, anëtarët nga opozita përkrahin njërin prej tyre. Por jo detyrimisht mikun familjar të Edi Ramës. Atëhere të ndryshohet ligji thotë Rama. Të ndryshohet ad hominem, për njeriun konkret. Për mikun e bën gjënë të cilën refuzon ta bëjë për mikun tjetër, Prengën e Laçit. Se nuk i leverdis. E bën edhe me procedurë urgjence për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE, OSBE, e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj e fushë. Edhe këtu zhbën nje praktikë pozitive të deritashme. Dhe për të kuptuar mentalitetin e tij vëreni faktin: Ka emeruar Drejtore të Informacionit madje donte ta emëronte përkohësisht si Drejtoreshë të Përgjithshme e RTSH, shefen e PR në Bashkinë Tiranë deri në 2011.