PD: Përmes korrupsionit, Ilir Beqja po i fiton zemrën Edi Ramës

477
Deputetja e Partisë Demokratike, Arbiola Halimi ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se vijon sagën e tij të korrupsionit.
Sipas saj, Beqaj i ka dhënë kompanisë së tij 85 milion lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.
Ajo ka shtuar se, ky është një nga tenderat që është kapur nga audituesit dhe është totalisht i parregullt.
Halimi ka thënë se ndonëse janë dhënë 85 milion lekë, shërbimi akoma nuk i është ofruar.
Ja deklarata e plotë e Arbiola Halimit
Korrupsioni i Ilir Beqës është i larmishëm dhe i shtrirë në shumë fusha.
Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.
Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm.
Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa.
Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.
Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.
Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë.
Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqa vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë.
Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo.
E vërteta është se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit.
Tani i takon qytetarëve të bëjnë vlerësimin e tyre.
Sigal