PD përkujton Azem Hajdarin, Basha: Diktatura nuk ia fali kurrë kthimin e lirisë

436
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat para memorialit të Azem Hajdarit, ka vlerësuar kontributin e Hajdarit në shoqërinë shqiptare.
“Diktatura nuk ia fali kurrë Azem Hajdarit, përmbysjen e madhe dhe të parikthyeshme, kthimin e lirisë së qytetarit në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimit të kurajos qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin, shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve dhe i qytetarëve të lirë me 12 shtator 1998, por nuk e shkuli nga mirënjohja e demokrateve, mirënjohja e një kombi të tërë, nga nderimi i veprës së tij të pa vdekshme. Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është kurajo, vendosmëria e tij, për të mos lëshuar liritë e fituara në dhjetorin e vitit 1990-të. Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është forca kreshnike e tij në Partinë Demokratike për t’u prirë edhe një herë dhe për ta mposhtur krimin e lidhur me pushtetin dhe pushtetin e bërë njësh me krimin”, tha Basha.
Sigal