PD përkujton Ali Spahinë, Basha: Një intelektual i shquar

420
Partia Demokratike ka përkujtuar nëpermjet një cermonie të vecantë ish-deputetin Ali Spahia, ish-nenkryetar i Kuvendit, në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij u shpreh se “Si kryetar i Partise Demokratike kam nderin e veçantë që në këtë cermoni përkujtimi dhe nderimi për Ali Spahinë, në prani të miqve të tij dhe bashkëluftëtareve të tij, në prani të mediave dhe të rinjve, të rikujtoj dhe një herë se cila parti jemi ne në këtë 25 vjetor të ekzistencës tonë, se si trazhëgimia që na e kanë zili kundërshtarët tanë politike, të partisë së pluralizmit, të Këshillit të Evropës, të partisë së Shqipërisë në NATO, e lëvizjes së lirë për shqiptarët, e partisë të rekomondimit për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, e partisë që bëri dhe bën gjithcka për Kosovën dhe çeshtjen shqiptare”.

“Kjo është partia e njërëzve si Ali Spahia, e profesorit, doktorit, intelektualit kurajoz, e njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt dhe që politikën e kanë parë që ditën e parë të ekzistencës se kësaj partie si forcë politike e si sakrificë dhe jo si biznes dhe as si mënyrë larjesh të mëkatësh të të parëve apo të vetës së tyre. Kjo na diferencon dhe na bën me përgjegjësi të madhe kur pas pak do të mblidhet ekipi i të rinjve, qe do të organizojnë garën e debatit për zgjedhjen e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike”, tha Basha. Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm edhe ish-Kryeministri Berisha, deputetë demokratë dhe familjarë të të ndjerit Alia. Ali Spahia ka qenë deputet në periudhën 1991-1996 dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në Shkodër.
Sigal