PD përgënjeshtron Veliajn për SMS-të: Përpjekje mjerane për të përçarë artistët

108
Përmes një deklarate për mediat, PD ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se sipas tij zyrtarë të PD kanë dhënë urdhra me SMS për drejtuesit e Sindikatës së Artistëve që, nëse nuk i jepet fjala aktorit Neritan Liçaj, artistet e tjerë të bëjnë sherr gjatë dëgjesës për Teatrin. PD i quan deklaratat si lajme të fabrikuara nga Erion Veliaj për të përçarë artistët.
Reagon Sindikata e Artistëve pas mesazheve të zbuluara nga Veliaj: Shpresojmë se të gjitha mediat që kanë përhapur shpifjen e radhës të fabrikuar nga kabineti i z. Veliaj, do të jenë të ndershme duke cituar burimin e informacionit ose duke kërkuar ndjesë për shpifjen, nëse pranojnë autorësinë e saj.