PD para kryeministrisë, Basha: Rama ik, re bashkë me avionin

450
Sigal

TIRANE – Opozita shqiptare nisi rreth orës 11:30 protestën e dytë anti-drogë të paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, si më e madhja e zhvilluar ndonjëherë. Tubimi nisi në orën 11:00 me një marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ku edhe u përqendrua protesta e demokratëve. Për liderin e demokratëve Lulzim Basha, pushteti i Kryeminsitrit Rama ra me rënien e avionit në zonën e Divjakës ndaj sipas tij vendi duhet të nxjerë përgjegjësit për trafikun e drogës dhe të udhëhiqet “nga një zot shtëpie” siç u shpreh ai. Basha tha se shqitparët e meritojnë statusin e vendit kandidat, por se më parë duhet larguar “grushti i oligarkëve të drogës”. Me pankarta në duar, qindra qytetarë e simpatizantë të mbledhur nga rrethet kryesore të vendit kërkuan largimin e qeverisë Rama, pas akuzave të opozitës se ekzekutivi është i përfshirë në trafikun e drogës.  Protestues erdhën në kryeqytet në formë të organizuar me autobusë, furgonë dhe makina private, për t’iu bashkuar protestës së PD-së.  Në podiumin e ngritur para Kryeministrisë mbajtën fjalime të rinj ku rikujtuan kapjen e avionit në Divjakë të dyshuar se do të transportonte drogë dhe akuzojnë përfshirjen e qeverisë. Para Kryeministrisë u ndodhën dhe deputetë e drejtues të Partisë Demokratike dhe opozitës, ndërsa vetëm pak metra nga Kryeminsitria mbahet në ditën e tretë greva e urisë e disa ish-nëpunësve të larguar nga puna nga adminsitrata publike.

RAMA: RROTA E AVIONIT JU NGECI NË BULEVARD, PILOTI S’FOLI, SHOFERI BËRTITI
ORA 12:19 Në përfundim të protestës së opozitës kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, duke e ironizuar atë, pikërisht me akuzën që opozita ngre ndaj tij, avionin në Divjakë dhe trafikun e drogës. “Rrota e avionit të ish-qeverisë ngeci në bulevard, piloti nuk foli, shoferi bërtiti pasagjerët morën furgonët për të ikur nga vendngjarja”, shkruan Rama në Facebook. Përmes këtij statusi Rama le të nënkuptuar përmes ironisë me rrotën e avionit – protestën e opozitës, me pilotin lë të nënkuptuar ish-liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha i cili nuk mbajti fjalë në këtë tubim, dhe me shoferin – kreun aktual të PD-së Lulzim Basha, të cilit kreu i qeverisë i evidenton “bërtitjen” teksa fliste në podiumin e ngritur para kryeminsitrisë.

PROTESTUESIT PËRSHËNDESIN GREVISTËT
ORA 12:50 Pas mbarimit të protestës lideri i PD dhe protestuesit kanë rrethuar çadrat ku po qëndrojnë grevistes e larguar nga administrata, duke i përshëndetur ata. Greva e të larguarve nga administrata zhvillohet para Piramidës.

BASHA: PROTESTE E LIRISË KUNDËR ARMIKUT QË MBËSHTET NARKOTRAFIKUN
ORA 11: 45 Pamje madhështore e lirisë dhe demokracisë e ka cilësuar lideri demokrat pjesëmarrjen qytetare në këtë protest, të cilësuar prej tij “protest kundër një armiku që po asgjëson ëndrrën europiane”. Duke folur nga podiumi i ngritur para Kryeminsitrisë, Basha tha se intensifikimi i trafikut të drogës po rrezikon vendin ndërsa sipas tij narkotrafikantët mbështeten nga politika. Në protestë ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Berisha, i cili nuk mbajti fjalë në podiumin e vendosur para Kryeministrisë. “Do doja që secili prej jush të ngjitej në këtë tribunë parta këtij mikrofoni, për ta parë nga këtu, nga fillimi në fund këtë pamje madhështore të lirisë dhe demokracisë.  Është këtu Tirana zemra e vendit, është këtu jugu dhe veriu. Janë këtu në shesh shqiptarët e bashkuar pa asnë lloj vendi, kundër një armiku të rrezikshëm që po minon sigurinë e vendit tonë, po asgjëson ëndrrën tonë europiane. Ky armik është droga, norakotrafiku me përmasa të frikshme, i rritur me përmasa të mëdha në 5-6 muajt e fundit. Intensifikimi i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore shënoi një stad të panjohur nga janari i këtij vendi. Duke e shndërruar vendin tonë në një zonë të lirë të drogës. Ky ishte dhe vazhdon të mbetet moment kritik për fatin tonë si popull, qytetarë e familjare. Një grusht narkotrafikantësh me mbështetje politike në nivele të ndryshme të qeverisjes tentuan ndryshimin e kursit të Shqipëri europiane, duke e kthyer në Shqipërinë kolumbiane në kuptimin e rënies së pushtetit në duart e narkotrafikut”, u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha.

BASHA: KRYEMINISTRI RA ME RËNIEN E AVIONIT NË DIVJAKË
Për liderin e demokratëve Lulzim Basha, pushteti i Kryeminsitrit Rama ra me rënien e avionit në zonën e Divjakës. Sipas bashës, vendi ka nevojë të nxjerë përgjegjësit për trafikun e drogës dhe të udhëhiqet “nga një zot shtëpie” siç u shpreh ai. Basha tha se shqitparët e meritojnë statusin e vendit kandidat, por se më parë duhet larguar “grushti i oligarkëve të drogës”. “Shqiptarët u bashkuan për t’i thënë fund kësaj situate. Duke treguar Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë situatë. Vendi ka nevojë për zot shtëpie, dhe jo adjutant për trafikimin e drogës. Kjo është një ditë historike. Kjo këtu është Shqipëria e punës, e nderit, e virtyteve më të mira. Kjo këtu është Shqipëria e ligjit, demokracisë, integrimit. Kjo është Shqipëria që nuk mashtrohet, nuk gënjehet. Është Shqipëria që aspiron europën. E meritojmë statusin e vendit kandidat edhe për këtë protestë që po bëjnë sot në bulevardin e lirisë, shpresës dhe nderit. Shqipëria nuk është narkotrafiku, por populli i saj i lirë. Nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës, por Shqipëria e qytetarëve të saj. Edi Rama kryeministri në detyrë që ka rënë me rënien e avionit në Divjakë, është më larg se kurrë Shqipërisë së parimeve dhe vlerave”. “Shqetësimi që na ka ngritur në këmbë, është ngritja në sistem i narkotrafikut, dhe kjo na rrezikon. Vendi ynë aspiron të jetë pjesë e Evropës, dhe trafiku i drogës nga toka, deti dhe ajri, është fatkeqësia jonë nëse nuk e largojmë, nëse nuk e flakim. Droga në sistem i thotë nxënësit e studentit mos mëso, se mëson më shumë duke trafikuar, i thotë fermerit mos mbill prodhime po drogë. Por kjo është e dëmshme dhe rreziku më i madh për një shoqëri. Përvoja e vendeve që e kanë provuar këtë, ka treguar se droga vetëm ka shkatërruar, ka hapur varre, ka shkatërruar familjet, ka tundur shoqëritë nga themelet. Ata që përfitojnë janë vetëm një grup njerëzish, që me paratë e pista të drogës, tentojnë të kapin qeverinë. Ku shkojnë paratë e pista të drogës së pakapur. Shkojnë për të blerë zgjedhjet, vendimmarrjen politike, dhe vetë qeverinë e vendit. Kjo është çështja për të cilën jemi ngritur dhe jemi kthyer në një barrierë të pathyeshme. Edi Rama me kupolën e tij arriti të prodhonte vetëm një lajm për mbarë botën, trafikun me përmasa të tmerrshme të drogës. Rama i ka hyrë në hak të majtëve me premtimet e tij të pambajtura. Me arrogancën dhe arbitraritetin që ka treguar me të gjitha shtresat. Siç janë edhe punonjësit e administratës të shkarkuar nga puna, të cilët sot po bëjnë grevë. Do t’i paguajnë kur t’i vijë dita, gabimet e tyre”, tha Basha.

BASHA: RAMA PERGJEGJESI KRYESOR PER SITUATEN ME DROGEN, JEP DOREHEQJEN
Basha tha se qytetarët në protestë kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, si përgjegjës kryesor për situatën e krijuar në vend me trafikun e drogës. “Kërkojmë largimin e tij nga qeveria për situatën e krijuar si përgjegjësi numër 1. duhet të mbrojmë qytetarët nga kthetrat e trafikut të drogës. Qytetarët e kanë kuptuar shumë mirë se ku fle lepuri i narkotrafikut, e kanë kuptuar se Rama është përgjegjës për qëndrimin që mban, dhe mënyrën si po qeveris. Përpjekjet e përditshme për fshehjen e trafikut të drogës janë përgjegjësi e Ramës, ndaj Rama ik. Rikthimet në radhët e policisë së Shtetit të personave të larguarave si të implikuar në trafik drogë janë përgjegjësi e Ramës, Rama ik. Mandati i Ramës është njollosur nga narkotrafiku më i mëdha që ka përfshirë vendin. Qytetarët e kanë rrëzuar moralisht Edi Ramës. I ka mbetur vetëm të zgjedhë orën e largimit, të dorëheqjes. Sa më parë aq më mirë për të gjithë.Ai nuk mund të qeverisë, nuk mund të vazhdojë”, tha Basha.

BLLOKOHEN 3 AUTOBUZE NE FUSH-MILOT, PA DOKUMENTE
Në orën 10:45 policia ka ndaluar në kryqëzimin e Fushë-Milotit, 3 autobuzë me simpatizantë të PD-së që do të vinin në protestën e Tiranës. Sipas policisë autobusët nuk kanë dokumentacion të rregullt.
BERISHA NE “FB”: BASHKOHUNI NE PROTESTEN “RAMA IK”
Ish-kryeministri Sali Berisha, një orë para nisjes së protestës u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje. Nga rrjeti social “Facebook”, lideri historik i Partisë Demokratike, shkruan:  “Të gjithë në protestën Rama IK në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”. Të protestojmë kundër njeriut që po shndërron Shqipërinë në kartelin e drogës, që avionët e drogës na i shiti për mushkonja, që me qeverinë e tij ka bërë Shqipërinë vendin më të pasigurtë në Europë, që rrëmbeu votat me mashtrime dhe para të pista dhe po zhyt shqiptarët në papunësi, varfëri dhe mjerim. Zgjidhja është Rama IK! IK! IK! Sb”

QINDRA MILITANTE NISEN NGA RRETHET PER PROTESTEN NE TIRANE
Qindra simpatizantë demokratë janë nisur nga rrethet për t’u bërë pjesë e kësaj proteste,  militantët janë nisur me furgona, autobusë dhe me mjetet e tyre personale, në mënyrë të organizuar. Nga qyteti i Lezhës me dhjetëra qytetarë janë nisur në orët e para të mëngjesit për t’iu bashkuar protestës së opozitës në Tiranë. Tre autobuza dhe me dhjetra automjete private janë nisur në mënyrë të organizuar për tu bërë pjesë e protestës “antidrogë” kundër qeverisë Rama. Forcat blu të kryeqytetit kanë marrë masat për bmarëvajtjen e protestës, ndërsa mjetet me të cilat do të vijnë simpatizantët nga rrethet do të bllokohen në pikat hyrëse të Tiranës, për të mos krijuar kaos në trafik.

PROTESTA E PD: TE LARGOJME RAMEN, QEVERIA E IMPLIKUAR NE TRAFIKUN E DROGES
Protesta e paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësuar prej tij si më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, pritet të nise me një marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ku edhe do të përqendrohet protesta e demokratëve. Qëllimi i saj do të jetë largimi i qeverisë “Rama nga pushteti”, akuzuar nga opozita si i implikuar me trafikun e drogës, akuzë që lindi kryesisht pas kapjes së një avioni në Divjakë, i cili do të përdorej për drogë. Pranë protestës së demokratëve janë instaluar edhe çadrat e 13 ish-nëpunësve të të larguar nga administrata, të cilët kërkojnë rikthimin në punë, grevë e cila ka marrë  ngjyra të theksuara politike.