PD, Paloka : Rrëshqitja e dherave rrezikon dhjetëra banorë në Sharrë

488

Pas denoncimit të deputetit Edi Paloka shfaqen
autoritetet e emergjencave civile dhe ministri i brendshem

 

Rreshqitja
e dherave në zonën e Sharrës në Kombinat ka rrezikuar banesat e dhjetra banorëve,
të cilëve nuk u është përgjigjur asnjë autoritet megjithë thirrjet që kanë
bërë. Sot pranë tyre ishte deputeti dhe kryetari i grupit parlamentar të PD,
Edi Paloka. Pasi u takua me banorët, Paloka u shpreh për mediat.

“Jam
këtu me kërkesë të banorëve, sepse ka dy ditë që ka rrëshkitur dheu në këtë
zonë. Siç e shihni edhe vetë, situata është vërtetë e rëndë. Siç duket banorët
pas kërkesave të vazhdueshme që kanë bërë për t’u ardhur në ndihmë, janë ndjerë
pa mbështetje dhe pa mbrojtje duke na njoftuar ne. Më vjen mirë që kanë ardhur
emergjencat civile dhe uroj t’i japin zgjidhje sa më shpejt këtij problemi.
Gjithçka duhet bërë për banorët. Nuk ka asnjë arsye, për ta përdorur
politikisht, pasi jam këtu me kërkesë të banorëve meqënëse si deputet jam
angazhuar në këtë zonë, dhe shpresoj edhe një herë që gjendja të përmirësohet
sa më shpejt dhe të mos rrezikohet jeta e banorëve që janë këtu”, tha Paloka.

Pas
këtij sensibilizimi, në zonë u shfaqën autoritetet dhe
Ministri i Brendshëm. Paloka theksoi se pavarësisht se me vonesë dhe nën
presionin e denoncimit mediatik, ishte mirë që më në fund autoritetet u kujtuan
për këtë gjendje të rëndë të banorëve të kësaj zone.

 

Sigal