PD, Paloka: Nëse LSI bindet se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, është i mirëpritur ti bashkohet aksionit tonë

531
Sigal

 

Lojën e
aleancave parazgjedhore e hapi vetë kryeministri. Diversioni që Edi Rama bëri
për një rikthim të bashkëpunimit të demokratëve me partinë e Ilir Metës nuk
kaloi pa koment dhe në kampin blu. Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike
sheh mundësinë e rikthimit të Aleancës me Ilir Metën, nëse ky i fundit ndan të
njëjtën bindje si opozita se Edi Rama duhet të largohet.

“Nëse LSI bindet se me Edi Ramën
nuk ka zgjedhje të lira dhe i bashkohet aksionit tonë për largimin e Edi Ramës
si çdo qytetar tjetër, si çdo organizëm tjetër dhe parti tjetër sigurisht është
i mirëpritur”, tha Paloka.

Demokratët janë në prag të bojkotit
të parlamentit. Aksioni për largimin e Edi Ramës përfshin edhe protestat
popullore.

“Sigurisht që teë gjitha format me
të cilat mund të largohet një qeveri do të përdoren, çdo energji dhe aset i PD
dhe qytetarëve shqiptarë sepse sot duhet të dini se në bazë të sondazheve janë
70 përqind të qytetarëve që duan largimi ne kësaj qeverisë”, tha nënkryetari i
PD.

Për rrëzimin e Edi Ramës nga
pushteti, demokratët kanë thirrur në një aleancë të madhe jo vetëm demokratët,
por dhe të majtë të cilët nuk ndihen të përfaqësuar nga mazhoranca qeverisëse./BW