PD, pakënaqësi me procesin; kontakte direkte me ndërkombëtarët

464
Në selinë blu, në kryeqytet, situata paraqitet e qetë. Ajo që bie në sy është mungesa e atij që ka qenë kryetari historik i saj, Sali Berisha, për herë të parë në një ditë zgjedhjesh.
Në seli ndodhet kryetari aktual i kësaj partie, Lulzim Basha, i cili po mbikëqyr të gjitha informacionet që vijnë nga të dërguarit nëpër qendra zgjedhore. 
Mësohet se deri tani lidershipi i partisë më të madhe të opozitës është i pakënaqur për mënyrën se si është menaxhuar procesi në disa qendra votimi. 
Ata kanë kontaktuar direkt me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa pas orës 19 do të dalin me një raport të plotë me “parregullësitë në zgjedhje”. Ndërkohë, nuk ka ende një qëndrim nëse PD dhe kryetari i saj do ta njohin apo jo rezultatin e zgjedhjeve.
Sigal