PD: Njeriu i Taulant Ballës ndërton në Tiranë dy kate pa leje, policia dhe bashkia nuk reagojnë

407
Sigal

 

Denoncim i kreut të këshilltarëve të PD në Bashkinë
e Tiranës, Leonard Olli

 

Kryetari
i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës ka denoncuar sot një rast skandaloz
të favorizimit të deputetit Taulant Balla në Tiranë, ku një i afërmi i tij
ndërton dy kate pa leje, dhe ndërkohë që qytetarët denoncojnë, askush nuk
ndërhyn.

Ndërtesa
është vetëm 100 metra larg komisariatit numër 2, në zonën e 21 dhjetorit. Banorët
e zonës kanë lajmëruar e kanë denoncuar, por policia sapo ka vajtur në vend,
është tërhequr me urdhëra politikë.

“Planet
që shihni pas meje janë pamjet e një ndërtimi pa leje, në shtetin e së
zhdrejtës që ka vendosur Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Kjo ndërtesë ka lidhje me
Taulant Ballën, deputetin e Partisë Socialiste, kushëriri i të cilit Mariglen
Disha, ka bërë këtë ndërtim pa leje. Komisariati nr.2 ka tentuar të ndërhyjë
për të rikthyer rendin dhe ligjin, por janë zbrapsur me urdhër politik, sepse
policia e kapur nga Tahiri dhe nga Rama, nuk mund të veprojë kundër shefave të
pushtetit, por vetëm ndaj qytetarëve të vobektë dhe të pambrojtur. Kjo është e
vërteta në shtetin e së zhdrejtës së Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Kjo është ajo
që ndodh në ccdo cep të kryeqytetit dhe vende të tjera, sepse askush nuk mund
të dalë mbi bandën e pushtetit, sepse banda e pushtetit mund të ndëshkojë cdo
të pamundur qoftë edhe për rregullimin e ccative për qytetarët që nuk marrin
leje tek ta, ose nëse nuk paguajnë nën dorë. Kjo është e papranueshme. Ky është
denoncim i qytetarëve”, u shpreh Leonard Olli.