PD nis mobilizimin për zgjedhjet, Basha takon krerët e degëve, më pas aleatët

397
Pas miratimit të marrëveshjes me Partinë Socialiste, nga e cila siguroi dhe 6 Ministri teknike, Partia Demokratike ka ndezur ‘motorët’ dhe ka mobilizuar strukturat e saj për nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 25 qershor.
Në këtë kuadër, kreu i opozitës po zhvillon një takim me të gjithë krerët e degëve të PD-së në rrethe, ku fokusi ngelet ndarja e detyrave për zgjedhjet, si dhe hartimi i listave të kandidatëve që do garojnë për deputetë.
Sakaq, ‘BalkanWeb’ mëson se në orën 12:00 Basha do të takojë aleatët opozitarë në selinë blu.
Sigal