PD ndryshon listat; Dorëzohen në KQZ me lëvizje në renditje

918
Ivi Kaso ka dorëzuar në KQZ, listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Listat janë të plotësuara dhe të ribëra pas tërheqjeve të disa kandidatëve, duke u plotësuar përfundimisht jo me 140, por me 194 kandidatë për deputetë, ku numrin më të lartë e ka qarku i Tiranës, me 50 emra.
Ajo çka bie në sy në listat e reja është zhvendosja më lart në renditje e disa kandidatëve si në Shkodër apo Berati dhe Lezha. KQZ mori kohën e duhur për të bërë një filtrim të parë të listës së kandidatëve, ku në 5 qarqe PD nuk kanë respektuar barazinë ligjore në lista, konkretisht në Fier, Gjirokastër, Berat, Kukës dhe Elbasan, duke gjobitur PD me 5 milionë lekë. 
Të larguarit janë zëvendësuar në disa qarqe. Në listën e Lezhë, Preç Zogaj nga vendi i peste u ngjit në vendin e katërt duke qenë i sigurt në zgjedhjen si deputet. Në Dibër, vendin e Sulejman Gjanës dorëhequr dje e ka zënë Agron Qoku. 
Helidon Bushati i Shkodrës zëvendësohet në renditje, dhe në vendin e katërt shkon Bardh Spahia. Në vendin e 6-të në këtë listë është shtuar Gjok Uldedaj, që nuk ishte më herët pjesë e listës së Shkodres. Në vend të kreut të PD të Shkodrës, Ramiz Çobaj i tërhequr është vendosur kandidati Prelë Gjoni, duke bërë që lista e Shkodrës të pësojë ndryshimet më të mëdha.
Në Berat lista po ashtu ka pësuar ndryshime, kështu Bujar Hoxha është zhvendosur në vendin e 4 nga vendi i 6 që ishte më parë, një ditë me parë ai u përfol se do të tërhiqej. Plotësimet në lista nuk kanë sjellë asnjë emër të njohur në radhët e demokratëve, por të gjithë janë “fytyra” të reja, siç Lulzim Basha i përshkroi të premten kur lista paraprake u dorëzua në KQZ. 
Belind Këllici, kreu i FRPD-së, dy ish-nënkryetarët e bashkisë Tiranë, Enno Bozdo apo Nevila Xhindi, ish zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi që reagoi ashpër në rrjetet sociale për përbërjen e listave apo deputetët e kësaj legjislature, sërish nuk janë përfshirë në listat e PD.
Listat e dorëzuara sot janë të gjitha të plotësuara me dokumentacionin përkatës të çdo kandidati dhe me formularin e dekriminalizimit të plotësuar.
Qarku Lezhë: Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj, Preç Zogaj, Martin Biba, Luigj Gjergji, Enkelejda Rica, Klajti Reçi, Albert Loçi.
Qarku Berat: Eduard Halimi, Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslym Haxhi, Juvina Jani, Monika Qosja.
Qarku Durrës: Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka, Florion Mima, Agron Duka, Vullnet Topalli, Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi, Dejana Burgija, Everest Varaku, Bujar Huqi, Ardian Kokomani, Helenida Sava, Alban Isteri, Agron Loka, Erzen Laçi, Blerim Vogli, Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi.
Qarku Shkodër: Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Nard Ndoka, Gjok Uldedaj, Anton koka, Prelë Gjoni, Isuf Meta, Benardeta Syku, Arvit bushati, Ardit Çybyli, Denis Fani, Aurel Markaj, Denisa Meçi, Orjeta Shkambi, Nikolin Staka, Zef Shtjefni.
Qarku Kukës: Flamur Noka, Isuf Çela, Alban Zeneli, Miftar Dauti.
Qarku Dibër: Dhurata Çupi, Xhemal Gjunkshi, Edmond Isaku, Agron Qoku, Denisa Vata, Halil Jakimi, Jeton Kaloshi, Afrim Pocesti, Bashkim Murati.
Qarku Korçë: Valentina Duka, Ervin Saljanji, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda, Kristiano Koçibelli, Soela Myrtollari, Arlind Çaçani, Marta Male, Andi Përmeti, Erdion Maçolli, Koçi Tahiri, Gazmir Troja, Elvis Pisku, Zamira Mernica, Fogert Hoxha.
Qarku Fier: Enkelejd Alibeaj, Genc Pollo, Myslym Murrizi, Luan Baçi, Olsi Çukaj, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj, Jakup Beqiri, Shkëlqim Krasniqi, Aurora Koroveshi, Altin Malokaj, Elizabeta Kurti, Pandeli Tole, Almer Toska, Klement Çela, Ferdinant Çobo, Ermal Sefa, Endri Jaupaj, Mikel Tabaku, Arjan Karriqi.
Qarku Elbasan: Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitimtar Zekthi, Nada Krypa, Blendi Himçi, Kodhel Çala, Gavrosh Zela, Qani Xhafa, Artmir Krasniqi, Ibrahim Sako, Ismail Çala, Loren Gllavina, Xhaferr Dushku, Sindi Daiu, Vangjel Kallajxhiu.
Qarku Tiranë: Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Shqina, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Sali Berisha, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fuçia, Shkëlqim Hoxha, Ahmet Prençi, Korab Lita, Mirela Dragoni-Tabaku, Barbara Doda, Enkelejda Sallaku, Ndriçim Dushku, Erion Piciri, Genci Gjylsheni, Fisnik Qosja, Lisandër Hoxha, Lulzim Omuri, Vendim Demaj, Artur Roshi, Hysen Kadiu, Dashnor Visha, Indrit Hoxha, Besmira Petriti, Ana Kadillari, Erald Shulla, Ina Haxhija, Ares Ypi, Halit Valteri, Oriona Kurtesi, Sokol Ruka, Ylber Valteri, Kristaq Papa, Selami Jenishehri, Majlinda Halilaj, Besnik Troplini, Zana Prela, Muharrem Doda.
Qarku Gjirokastër: Tritan Shehu, Roland Bejko, Koço Barka, Besnik Aliaj, Qamil Xhelili, Mimoza Çomo, Fatjona Dhimitri, Arjan Kasaj, Vjollca Luke. 
Qarku Vlorë: Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Vangjel Dule, Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Adriatik Alimadhi, Hariz Mëma, Matilda Qurku, Lorenc Danaj, Skerdilaid Sulozeqi, Florenc Spahiu, Jolio Dine, Ervis Meço.
Sigal