PD: Me shkarkimin e Manjanit, kryeministri Rama tregoi, se është peng i krimit

519
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë deklaratës së sotme rreth shkarkimit të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se Manjani u shkarkua, sepse foli hapur për lidhjet e qeverisë me krimin, të denoncuara prej 3 vitesh nga opozita. Sipas tij, Rama është peng i krimit. ja pjesë nga deklarata e Bashës: Rama nuk denjoi t’i japë shqiptarëve asnjë shpjegim, se pse e shkarkoi ministrin Manjani. Cili është motivimi për shkarkimin e ministrit. Shqiptarët e dinë pse. Manjani u shkarkua, se foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për krimin, drogën dhe tenderët. Manjani theu kodin e heshtjes që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim. Deklarata e Manjanit është e vërteta që opozita ka denoncuar prej 3 vitesh. Lidhjet e qeverisë së krimit dhe drogën i denoncoi edhe një tjetër ministër, Lefter Koka. Kryeministri Rama, nuk ka nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private. Arroganca me të cilën që Rama shkarkoi sot Manjanin është shprehje sigurisë që jep pushteti i krimit. Është sinjal për këdo që përmend lidhjen e krimit me qeverinë. U provua se Rama është peng i krimit…
Sigal