PD: Me këtë marrëveshje dosja e Tahirit i kalon prokurorëve të besuar të qeverisë

467
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike pas marrëveshjes së nënshkruar ditën e djeshme nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Deputetët Oerd Bylykbashi e Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari Juridik Gazment Bardhi dhanë një konferencë në selinë e Partisë Demokratike për zhbërjen e Reformës në Drejtësi dhe SPAK. Ata publikuan problemet e rënda ligjore dhe prapaskenat që fsheh marrëveshja e sotme Xhafaj – Marku: Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kjo marrëveshje e vë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë në tërësi, në shërbim total të Saimir Tahirit. Dosja e Saimir Tahirit nuk do të jetë më në dorë të prokurorëve, por me urdhër të Prokurores së Përgjithshme i kalon prokurorëve të besuar të qeverisë. Shteti i së drejtës bazuar në Kushtetutë e ligj ka rënë dhe po bazohet në memorandume që qarkullojnë në zyrat e pushtetit. Qëllimi është i thjeshtë që Edi Ramës i zhytur në zullume, i duhet një Prokuror i Përkohshëm privat që ka luksin të ketë marrëveshje afatgjata dhe duket qartë se Kryeministrit i duhet ta mbajë sa më gjatë që të bëjë hetimin siç e do ai. Kështu Rama krijon edhe SPAK-un privat sepse do të jetë Ministri i Brendshëm sipas marrëveshjes, që do t’i tregojë punën, Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo i garanton imunitetin Ramës për vitet e ardhshme”, – deklaruar demokratët.
Sigal