PD mbyll protestën me Himnin Kombëtar dhe thirrjet: E duam Shqipërinë si gjithë Europa

526
Opozita ka protestuar sot për rreth 1 orë në të gjithë Shqipërinë duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe qeveri teknike.
Pesë pika nevralgjike në të gjithë vendin nga veriu në jug u bllokuan nga protestuesit për 60 minuta duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë përveç emergjencave. Fatmirësisht protesta shkoi pa eksese dhe nuk pati incidente apo përplasje mes policisë dhe protestuesve. Policia menaxhoi situatën duke devijuar lëvizjen ku ishte e mundur në akse të tjera të lira.

Fiks në mesditë, kur akrepat shënuan 12:00 mbështetësit e PD-së liruan rrugët duke kënduar Himnin Kombëtar, ndërkohë që lëshuan thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Sigal