PD: Mbetjet e Durrësit ulërasin,Rama kërkon të sjellë dhe plehrat e Europës

146

Departamenti i Mjedisit dhe të rinjtë demokratë
denoncojnë rrezikun e importit të plehrave kur qeveria dështon të sistemojë
mbetjet tona

 

 

Gazeta Telegraf/

 

Të rinjtë
demokratë dhe kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, denoncuan sot pasdite
stokun e madh të mbetjeve 2 kilometra larg qytetit të Durrësit në Porto Romano.
Male me plehra që dëshmojnë jo vetëm faktin se qeveria sot nuk trajton
mbeturinat e vendit, ndërkohë që kërkon të importojë nga jashtë, por më e
rënda, ato edhe digjen jashtë çdo kriteri ligjor e ambjental duke u kthyer në
rrezik të madh për jetën.

“Këtu
jemi së bashku me 150 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që në
fund të trajnimit të tyre, erdhëm për të treguar situatën nga afër për ndotjen
dhe trajtimin e mbetjeve të Durrësit. Erdhëm këtu për të treguar që qeveria në
vend që të mendojë për mbetjet dhe plehrat e botës, të mendojë për plehrat
këtu. Këtu jemi në fund të autostratës së parkut industrial e cila përfundon në
një vend depozitimi plehrash. Për fat të keq, qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, as
për plehrat e Durrësit dhe s’mund të pranohet që të sjellësh plehrat e botës
kur ti nuk merresh me plehrat e tua. Kemi të bëjmë me shkelje ligjore nga
qeveria qendrore dhe vendore dhe i njëjti kryebashkiak prej 10 vitesh nuk e vë
ujin në zjarr. Kemi një qeveri që mendon që të pakësojë plehrat e botës por jo
ato të Durrësit, po digjen duke shkelur ligjit dhe kjo djegie 2 kilometra larg
Durrësit mund ti shkaktojë kancer qytetarëve të Durrësit”, deklaroi
Malltezi.

Duke u
ndalur tek gjoja garancitë që ofron Edi Rama, kreu i Departamentit të Mjedisit
në PD, shtoi se: “Duhet të kesh një guxim prej të marri që të thuash që në
Shqipëri nuk do hyjë asnjë mbetje e rrezikshme ndërkohë që përditë nga
Shqipëria dalin qindra kilogramë drogë, duke përfshirë edhe ditën e djeshme nga
Kepi i Rodonit 530 kg drogë. Shteti nuk dinte gjë. Edhe këtu pranë u ndërtua
një pistë avionësh droge 1800 metra dhe shteti sërish nuk dinte gjë. Avionët e
drogës po bien nga pesha e madhe e drogës dhe shteti ne kërkon të na japë
garanci që nuk do hyjë asnjë kilogram mbetje e rrezikshme që mund ti shkaktojë
kancer qytetarëve. Këto janë qesharake dhe erdhëm këtu për ta bërë prezent për
të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”.