PD-LSI protestojnë dhe në komisionin e Edukimit, deputetët e PS urdhërohen të mos hyjnë

631
Sigal

Opozita ka protestuar edhe në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, të tretin për sot, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Deputetë e PS nuk kanë hyrë fare në sallën e mbledhjeve, për të mos e dëgjuar protestën e opozitës.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi deklaroi se vetëm zonja Milva Ikonomi ka njoftuar se është sëmurë, kurse kolegët e tjerë ishin nëpër korridore dhe nuk kishin hyrë në mbledhje “sepse kanë marrë urdhër nga shefi i tyre të mos paraqiten”, siç u shpreh Vokshi.

Mungesa e deputetëve të mazhorancës është konsideruar nga deputeti Luçiano Boçi si “kapitullim”. Ai theksoi se pavarësish se mazhoranca nuk ishte e pranishme, ata si komision duhej të angazhoheshin në mbrojtje të gazetarëve investigativë.