PD kundër PDIU për Territorialen: Shpëtim Idrizi nuk na pyeti!

456
Sigal

Burime të “Telegraf” në kryesinë e PD konfirmuan se pjesmarrja e PDIU-së në Reformën Administrative, ka sjellë pështjellim tek opozita. “Shpëtim Idrizi nuk ka bërë asnjë konsultim paraprak me PD dhe opozitën, e cila që prej fillimit kërkon konsensus politik për reformën territoriale”, shprehen burime të PD. Gjithashtu, të njëjtat burime shprehen se, dyshja Rama-Meta, po përpiqen të ndajnë opozitën me pazare.“Diversioni dhe matrapazllëqet janë tipar i njohur i dyshes Rama-Meta. Hartat territoriale janë bërë për pazare të pista politike dhe elektorale. Pazaret bëhen më të pista kur përpiqen të ndajnë opozitën. Opozita ka folur me një zë, interesat e qytetarëve janë para llogarive politike”, thuhet më tej në reagimin e PD. Komisioni i Reformës Territoriale ka përzgjedhur dje variantin me 61 njësi vendore, e cila do t’ i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave dhe do të merret në shqyrtim në Kuvend më 23 korrik. Kjo ndarje e re territoriale e Shqipërisë, i përafrohet variantit të propozuar nga partia e Shpëtim Idrizit, ku ditët e fundit kërkoi ndarjen me 60-70 njësi, ndërsa qeveria ishte mes varianteve nga 39 në 47 njësi vendore.