PD: KQZ shkeli ligjin e dekriminalizimit, s’publikoi formularët e vetëdeklarimit

493
Nënkryetarit i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se sot ka skaduar afati ligjor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të publikuar në faqen e tij zyrtare, formularët e dekriminalizimit. Sipas Palokës, shkelja e këtij urdhri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale. “Nëse futeni tani në faqen zyrtare të KQZ, CEC.ORG.AL, do të zbuloni se ky institucion ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar të dhënat, pra formularët e vetëdeklarimit, siç e ka detyrim, sipas vendimit numër 17/2016 të Parlamentit. Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.
Po ashtu, ka skaduar afati ligjor e publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, të cilët janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës. 40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre. Eshët e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin. Të publikojë të dhënat e të mos fshehë krimet e të inkriminuarit.
 e vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe nga Shtetet e Bashkuara si reformë model, dhe nuk mundet dhe nuk ka për tu ndalur dot nga Edi Rama dhe lefteritë e tij. Çdo pengesë, çdo ndalim që i bëhet dekriminalizimit, është një vepër e rëndë penale, dhe ne i sigurojmë ata që e kryejnë këtë vepër penale se do të përgjigjen deri në një para ligjit”, tha Paloka.
Sigal