PD: Kolonja nën sundimin e bandave të drogës së Edi Ramës

519
Partia Demokratike ka denoncuar edhe sot parcelat e mbjella me bimë narkotike, sipas kësaj force politike me mbështetjen e qeverisë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat PD bën me dije se Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ishte në zonat e Kolonjës, ku denoncoi fenomenin brenda parcelave me kanabis, të cilat sipas tij ruhen nga njerëz të armatosur me urdhër të Edi Ramës.
“Jam në një prej zonave të Kolonjës, zonë e mbuluar nga kjo bimësi e cila është një çiban, një mortje që ka rënë mbi të gjitha familjet shqiptare të cilat janë të detyruara që fëmijët e tyre, modelin e tyre të kenë dhunë e forcë prej trafikantëve e qeveritarëve.
Kjo bimë e drogë çon përfitime në miliona euro në mënyrë të drejtpërdrejtë për drejtuesit e Policisë së Shtetit, për ministrin e Brendshëm dhe për kryeministrin. Jam në zonën që njihet si vendlindja e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik dhe ku vjen shpesh edhe i vëllai i kryeministrit, i cili flitet nga banorët që na kanë sjellë në këtë zonë, që u ofron mbrojtje të drejtpërdrejtë duke telefonuar shefin e komisariatit, duke telefonuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për të lejuar mbjelljen e kësaj bime.
Gjithë lugina dhe zona është e mbjellë dhe e rrethuar në këtë formë dhe këtu jemi në vetëm disa qindra rrënjë të cilat janë mbjellë për herë të dytë ose të tretë. Kjo bimësi sjell përfitime të drejtpërdrejta nga trafikantët e më pas drejt qeverisë duke mjeruar dhe varfëruar popullin, duke dhënë një model që për Shqipërinë është kthyer në plagën më të madhe sociale, në themelimin e republikës së drogës e cila duhet shembur njëherë e mirë bashkë me Edi Ramën dhe shpurën e tij që e rrethon”, tha Salianji.
Shenim
Vlerësojmë faktin që Partia Demokratike denoncon mbjelljen e cannabis Sativa në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, por duhet të jenë korrket dhe transparent me lexuesit për burimin e lajmit. Gazeta “Telegraf”, prej kohësh ka nisur denoncimet për mbjelljen e hashashit në parcela të pakontrolluara nga organet kopetente. Lajmi që sot është përcjell me bujë nga PD, në fakt është botuar në datën 11.08.2016 me titull: ” Banorët: Parcelat dhe kodrinat ruhen me njerëz të armatosur. Në një rrëfim ekskluziv, ish-ushtaraku deklaroi për “Telegraf” se “nuk do ta besoja kurrë që do të vinte një ditë që kur të shkoja në fshatin tim të lindjes, do të ndalohesha nga persona të armatosur të veshur me lara-lara, dhe të më bënin hetuesinë, “ku do të shkosh”, “pse kalove këtej”, “nga je ti , pse ke ardhur, sa do të rrish”.


Sigal