PD kërkon përjashtimin e Erjon Braçes

484
Sigal

Byroja e Kuvendit ka kërkuar më shumë kohë për të analizuar kërkesën e PD-së, e cila sot kërkoi që të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi deputeti socialist, Erjon Braçe. Edmond Spaho foli pas mbledhjes së Byrosë, duke thënë se Erjon Braçe përdori fjalor fyes ndaj grave deputete të PD-së sot në Kuvend, duke shkaktuar edhe përplasjen që u pa edhe në kamerat televizive. “Paraqitëm qëndrimin e PD për Erjon Braçen. Por Byroja e Kuvendi kërkoi kohë për të vlerësuar kërkesën tonë. Edhe pse kishte prova dhe të gjithë e dëgjuan se çfarë u tha nga Erjon Braçe, sërish nuk u mor asnjë vendim, sepse mazhoranca kërkon kohë. Ne kërkuam përjashtimin me 10 ditë të deputetit Braçe”, u shpreh nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho.