PD kërkon çrregjistrimin e Bibës Zgjedhjet në Kurbin drejt shtyrjes

470
TIRANË – Kur kanë mbetur dhe 6 ditë nga zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, Partia Demokratike nuk pajtohet me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Altin Bibën, kandidatit të cilit nuk iu pranua dorëheqja nga gara për bashkinë e Kurbinit nën siglën e koalicionit të djathtë.
Në mbledhjen e sotme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë gjatë ditës së sotme, demokratët pritet të kërkojnë çregjistrimin përfundimtar të Altin Bibës duke dalë kështu në bojkot të zgjedhjeve në Kurbin e duke i lënë në tavolinë fitoren kandidatit të majtë Artur Bardhi.
Dy javë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi të mos pranojë dorëheqjen e Bibës de po ashtu rrëzoi kërkesën e demokratëve për zëvendësimin me një kandidat tjetër, Ilir Pjetrajn, vëllain e deputetit Mhill Fufi.
Në rast se kërkesa e PD-së do të pranohet do të duhet të miratohet dhe pavlefshmëria e procesit në këtë Bashki për të vendosur më pas dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Kurbin.
Pas dorëheqjes së Altin Bibës, garimi i Pjetrajt në Kurbin u miratua fillimisht nga ZAZ por ishin socialistët ata që ankimuan në KQZ këtë kandidaturë me argumentin se kishin kaluar afatet për regjistrimin e kandidatëve dhe ndryshimin e listave. Me ankesën e PD-së në Kolegj, dorëheqja e Bibës u konsiderua e pavlefshme, ndërsa kandidati i djathtë ka deklaruar se nuk do të përfshihet në garë kur fushata është drejt fundit. 
Sigal