PD kërkesë për uljen e taksave, Olli: Tarifat e çmendura të bashkisë gjunjëzojnë biznesin

573
Këshilltarë të djathtë të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë dorëzuar një kërkesë në këtë institucion për shfuqizimin e vendimit për rritjen e taksave. Gjatë një deklarate për mediat, këshilltari Leonard Olli pohoi se rreth 25 mijë biznese rrezikojnë nga ky vendim. “Grupi I PD paraqiti kërkesat e tij për ulje të taksave. 25 mijë biznese të Tiranës rrezikojnë të mbyllen. E rëndësishme është heqja e taksës për infrastrukturën arsimore. Tarifat e çmendura të bashkisë gjunjëzojnë biznesin. Ne kërkojmë që çmimi i tyre të kthehet tek ai që ishte. I bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve që të heqin dorë nga vendimi për rritjen e taksave.”, tha Olli. Ndër të tjera ai theksoi se kjo kërkesë nuk është politike, por jetike për qytetarët e Tiranës.
“Sot bëhet fjalë për diktatin e urisë. Nuk bëhet fjalë për politikë, por për iniciativën e lirë të një individi që po ia heqim me dhunë fiskale.”, tha ai. Qindra pronarë lokalesh dhe përfaqësues të biznesit të vogël kanë protestuar sot përpara ambienteve të bashkisë, si kundërshtim ndaj rritjes së taksave për bizneset. Sipas protestuesve, taksat e bashkisë janë 10-12 herë më të larta seç kanë qenë më parë. Ata deklarojnë se e kanë të pamundur përballimin e këtyre taksave, ndaj kërkojnë anulimin e vendimit të këshillit bashkiak për rritjen e taksave.
Sigal