PD kallzim në prokurori për shefin e komisariatit Vorë: Të hetohet presioni

501
Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të hetojë urgjentisht personat që po u bëjnë presion banorëve të Vorës për të votuar koalicionin e majtë.
Deputeti i PD-së Keltis Kruja tha se opozita ka bërë kallëzim penal në prokurori për shefin e komisariatit të Vorës që sipas deputetit Kruja “është komanduar nga kreu i LSI-se Ilir Meta për të krijuar këtë tension parazgjedhor”
Keltis Kruja u shpreh se hetimet në këtë rast do të garantonin zbatueshmërinë e ligjit duke vënë para drejtësisë personat e përfshirë.
Gjithashtu deputeti i PD i ka kërkuar prezencës së OSBE-ODIHR po ashtu dhe SHBA të kenë sa më shumë përfaqëues dhe vëzhgues ditën e zgjedhje që sipas tij, do të garantoin mbarëvajtjen e tyre.
Duke ngritur akuza ndaj Meta, Kruja ka treguar disa foto që kanë në objektiv shefin e komisatiati të Vorës Bujar Laze dhe kreun e AKU-s të cilët, thotë Kruja, janë në mashën e Ilir Metës dhe njerëzve që shëtisin me xhama të zinjë.
Sigal