PD kallëzon Ramën dhe dy ministret e tij për mbledhjen e të dhënave personale nga qeveria

505
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme padinë penale për mbledhjen e paligjshme të të dhënave personale të shtetasve. Deputetët kanë kallëzuar kryeministrin Edi Rama dhe dy ministret e kabinetit të qeverisë, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu. Duke sqaruar për dorëzimin e padisë, Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshi tha se mbledhja e të dhënave personale të pacientëve dhe prindërve të nxënësve, përfshirë NID bëhet për arsye zgjedhore. Sipas saj, kryeministri ka vendosur të ngrejë një bazë të dhënash në Kryeministri për t’i përdorur më pas.
Sigal