PD kallëzon penalisht Gramoz Ruçin si dhe punonjësit e gardës e të policisë

488
Ndërsa deputetët e Partisë Socialiste kërkuan sot përjashtim nga Kuvendi për 10 deputetë të opozitës pas protestës së dy ditëve më parë, mësohet se dje PD ka depozituar në Prokurori një padi për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe për punonjësit e gardës dhe të policisë.
Mësohet se kallëzimi ndaj kreut të Kuvendit dhe punonjësve të gardës dhe policisë është bërë për akuzën “shpërdorim detyre”, “pengim të ushtrimit të detyrës” si dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD”.
Kujtojmë se zgjedhja e kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku vetëm me votat e mazhorancës u shoqërua me tensione dhe përplasje në Kuvend mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa nuk munguan as tymueset


Sigal