PD jep njoftimin: Nesër zhvillohen zgjedhjet

451
Lulzim Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për rizgjedhjen në krye të PD-së, pavarësisht thirrjeve të një grupi të madh drejtuesish të rëndësishëm të kësaj partie.
Pikërisht në kohën kur mbahej takimi i tyre, Basha ka lëshuar një njoftim me anë të PD-së, me të cilin bën me dije se gjithçka është gati për garën e së shtunës.
Njoftimi i PD
Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqesuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve.
Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00.
Sigal