PD-ja zbardh 5 rregullat. Vettingun nuk do ta bëjë Kuvendi, por specialistët dhe mbikëqyrja ndërkombëtare

461
Sigal

Propozimi: Juristë profesionistë, të pavarur nga politika, do të jenë Komisioni i Vettingut për politikanët

PD ka zbardhur se cilat do të jenë 5 rregulla kryesore për vettingun e politikanëve. Si[pas PD-së, ato janë:

1-Vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë Kuvendi.

2-Struktura e Vettingut do të bëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.

3-Vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.

4-Vettingu i politikanëve do të jetë i pavarur nga ai i drejtësisë.

5-Vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent.

Mbetet të shikojmë, nëse mazhoranca do ta mbështetë nismën e PD-së për vettingun edhe në politikë. deri tani, kryeministri Rama e ka mbështetur, me fjalë nismën e PD-së për vettingun në politikë, por ka kërkuar, që ky vetting të fillojë nga Vila e Surrelit dhe nga Presidenti, kryetari i Kuvendit. Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, si edhe nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi e kanë kundërshtuar nismën e PD-së për vetting në politikë, duke thënë se, vettingun edhe për politikanët do ta bëjnë SPAK dhe BKH, por nisma e PD-së për vetting, ka qëllim që të pengojë vettingun në Gjyqësor.

Nuk punon portali i qeverisjes “Shqipëria që Duam”, qytetarët s’po gjejnë zgjidhje

I shumëpretenduari nga kryeministri Rama, portali i qeverisë, se aty qytetarët për 10 ditë do të gjejnë çdo zgjidhje të problemeve dhe shqetësimeve të tyre, nuk punon. Qytetarët ankohen tek kryeministri në faqen e tij të rrjetit social, por kryeministri Edi Rama nuk u jep shpjegim, përse nuk punon portali, madje, i kundërshton kur qytetarët dje i janë ankuar kryeministrit Rama, se prej disa ditësh ky portal nuk punon. – “Pse nuk punon portali “Shqipëria që duam” zoti Rama. Kam disa ditë që përpiqem të shkruaj dhe nuk hapet.”, – i shkruan një qytetar. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama në rrjetin e vet social. “Portali punon 24 orë në 24 pa asnjë ndërprerje deri tani që flasim.”, – i kthen përgjigje kryeministri Rama. Por edhe të tjerë komentues janë ankuar për portalin. “Përshëndetje zoti kryeministër, edhe unë po has probleme me portalin. Kam kontaktuar edhe stafin me email, por akoma nuk më hapet.”, – i shkruan një tjetër qytetar. Kryeministri komunikimin me qytetarët dje e ka mbyllur vetëm me një përgjigje. Mesa duket portali i Ramës “Shqipëria që Duam”, është portali ku qytetarët s’po gjejnë zgjidhje.