PD-ja: “Rama ribllokon reformat e statusit kandidat”

446
Sigal

PD-ja në një deklaratë për shtyp, bën fjalë se Kryetari i PS-së, Edi Rama, me qëndrimin që mban ndaj reformës së Gjykatës së Lartë, po ribllokon reformat që kërkojnë miratimin e 3/5 të votave.  “Pasi lejoi  nën presionin e fortë të socialistëve të thjeshtë, opinionit publik dhe deputetëve të tij të votojë heqjen e imunitetit, kryetari i Partisë Socialiste me sa duket fort i dëshpëruar dhe thellë i penduar për vendimin e tij, ka vendosur të rikthehet përsëri në traditën e tij disa vjeçare destruktive të bllokimit të votimit në Parlament të  reformave që kërkojnë miratimin me tre të pestat e votave.  Me këtë qëndrim kryetari i Partisë Socialiste bllokoi për dy vite me radhë statusin e vendit kandidat. Me qëndrimin që ai po mban ndaj votimit të ligjeve për reformën e pushtetit gjyqësor, dëshmon qartë se ai përpiqet dhe shpreson se do të bllokojë për të tretën herë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Për qëllime tërësisht personale dhe kryekeput në funksion të karriges së pushtetit zoti Rama do me çdo kusht të bllokojë  ngritjen e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë, ngritjen e të cilit e propozuan vetë deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve”,- thuhet në deklaratën e PD-së.