PD-ja numëron arsyet pse duhet arrestuar Tahiri, Alibeaj: Demokracia përballet me një rrezik flagrant

505
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka lexuar sot në Parlament relacionin e opozitës duke numëruar të gjitha arsyet se përse sot Kuvendi duhet të vendosë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe të pranohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij.
“Pesë deputetët i rekomandojmë Kuvendit të votojë për miratimin e autorizimit të kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë, kontrollit personal dhe të banesës së Saimir Tahirit. Tahiri është mik i ngushtë i Ramës, si ish ministër, jo vetëm se dyshohet se ka ndihmuar organizatën kriminale dhe ka marrë para, por ka siguruar para për zgjedhjet”- tha ai.
Deputeti Enkelejt Alibeaj ka lexuar përfundimet e raportit të opoziten ne Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, në thelb të të cilit qendron miratimi i kërkesës së Prokurosisë për arrestimin e Saimir Tahirit, deputetit socialist, ish-ministër i Brendshëm.
Alibeaj ka theksuar se “Janë shumë episode, nuk janë një në një natë, por në disa netë, muaj e vite. Nuk janë mes dy personave, por 23 anëtarë të dyshuar të kësaj familjeve kriminale, dëshmi të pakundërshtueshme të bashkëpunëtorëve të drejtësisë që po faktojnë mbështetën shtetërore ndaj grupit kriminal”.
Aliebaj ka theksuar se “Marrja e shpërblimeve është e shtrirë në kohë, vëllezërit Habilaj pohojnë shpërblimet që i japin Tahirit, në para, pagesa për veshje, kostume, në diamante të vërtetuara tre here, byzylykë të kushtueshëm, me argumentin për paprekshmërinë dhe përdorimin e makinës Audi”.
Sipas Aliebajet, duhet autorizimi i kuvendit është ky shkak që prokuroria ka kërkesë për imunitetin.
“Kuvendi verifikon vetëm procedurën që është zhvilluar pa i hyrë provës në drejtim të faktit penale dhe autorësisë, imuniteti nuk duhet të shndërrohet në mburojë si pengesë për drejtësinë, nëse pranohet e kundërta atëherë cdo akt është i pavlefshëm, se kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe uzurpon kompetenca gjyqësore, nëse shqyrton prova atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant. Situata shthuret dhe sjell pasoja të dëmtojnë pa kthim drejtësinë e një shteti ku sundon ligji”- theksoi ai.
Deputeti demokrat tha nder te tjera, se “Kërkesa për autorizim për arrest, heqje lirie,kontroll, paraqitet nga prokuroria, duhet të tregojë veprimin që kërkon autorizimi, ajo shoqërohet me relacion me provat që e mbështesin”.
Sipas tij, “ligji nuk kërkon që kuvendi të vërtetojë cilësinë e provave, nuk duhet të kryejë proces të administrimit të provave, është pushtet ekskluziv i prokurorisë dhe gjykatës marrja, administrimi dhe vlerësimi i provave për të krijuar ato nëse duhet ngritur akuzë dhe nëse i pandehuri duhet deklaruar fajtor apo jo’. Alibeaj ka theksuar se ka dyshime se “Në banesën e Tahirit fshihen prova materiale të veprës penale, ose që i përkasin veprës penale”.
Mosdhenia a autorizimit eshte nje akt qe kompromenton marredheniet e Kuvendit ne sute e publikut me institucionet e tjera. Ne nje version te tille qe nuk do doja ta uroja eshte cenim i barazise para ligjit. Nese nuk jepet autorizimi kjo permbyese, ‘nese je anetar i Kuvendit ligji nuk te prek’, kjo nuk duhet te ndodhe. vendimarrja per mbajtjen e imunitteit do te krijonin nje percmim per polikitiken, politikanet dhe sistemin, Kuvendi duhet te jape autorizimin, se vetem keshtu cdo deputet dhe Kuvenbdi tregon standardin me te larte te sjelljes etike dhe behet model per te terhequr ne politike njerez me vlera.
Kjo do të ishte njolla më e zezë e madhe e kuvendit të një vendi që zor se do të shlyej në të ardhmen. Nëse kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit do të ishte goditja ndaj shpresës së publikut për reformën në drejtësi dhe vetingun, kjo tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar.
Sigal