PD-ja  emëron sekretarët në çdo degë të PD në rrethe. Ja emrat:

777
Sigal

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së saj sekretarët e degëve të PD-së në Tiranë dhe në rrethe. Propozimet për sekretarët i kanë bërë koordinatorët e PD-së dhe kryetarët e degëve. Në votën e anëtarëve të Kryesisë kanë kaluar 53 emrat e sekretarëve të degëve në rrethe dhe të 13 sekretarëve të degëve të Tiranës. Siç mësohet, më parë kreu i PD­së Lulzim Basha ka zhvilluar takime me kryetarët e degëve të Tiranës, ku janë diskutuar emrat të cilët do të emëroheshin në postin e sekretarit. Ndërsa procesi për përzgjedhjen e emrave për rrethet është zhvilluar përmes konsultimeve me koordinatorët e PD-së. Sipas statutit të PD­së, sekretarët do të kenë detyrë zbatimin e vendimeve të Kryesisë së PD­së. “Sekretari ka për detyrë zbatimin e vendimeve të instancave qendrore të Partisë në rrethin përkatës. Ai organizon zgjedhjet në parti. Çdo vit ai mban një raport të detajuar të punës së tij në kryesinë e rrethit, sipas kushteve që përcaktohen në rregulloren e brendshme të partisë”,- thuhet në nenin 28 të statutit të PD-së. Ndërsa përcaktohet se sekretari i partisë emërohet nga Kryesia e PDSH-së. Po ashtu, sekretarët do të kenë detyrë të monitorojnë financimet e degëve, për të cilat do të paraqesin një raport në çdo tre muaj. “Sekretari i degës i paraqet Kryesisë së degës një raport të veprimtarive, ku veçanërisht të përfshihen: anëtarësimet dhe financimi i partisë…”, thuhet në statutin e PD-së. Po ashtu, në statutin e PD­së është përcaktuar se raporti i hartuar prej sekretarit të degës miratohet nga kryesia përkatëse.

Tirana

Njësia 1- Ana Kadillari

Njësia 2- Lulzim Omuri

Njësia 5- Dorian Teliti

Njësia 8- Pëllumb Seferi

Njësia 9- Viola Bozo

Njësia 11- Pëllumb Gjuta

Rrethet

Vorë- Bashkim Koçi

Sarandë- Matilda Qurku

Berat -Namir Lapardhaja

Lushnje- Saimir Korreshi

Durrës- Bejana Burgia

Fier- Edison Mane

Kavajë- Mirazh Shkodra

Korçë- Devi Osmani

Vlorë- Bari Isufi

Shkodër- Aleksandër Marleci

Devoll- Xhensila Kapo

Mat- Nesir Rizvani

Elbasan- Bled Himçi

Kolonjë- Dhimitër Pina

Skrapar- Rigert Kapllani

Fushë-Krujë- Engjëll Çollaku