PD i nxori emrin për të shkuar kriminale, flet Aqif Rakipi: S’kam probleme, Basha të shohë pjesën e vet, se…

507
Partia Demokratike i nxori emrin deputetit të PDIU Aqif Rakipi per te cilin thote se ka te shkuar kriminale ne Itali. Por në një prononcim për “Panorama Online”, Rakipi tha se nuk ka asnjë problem me Italinë.
“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe meret me mua. Të shofi pjesën e vetë si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej”- tha Rakipi.
Sigal