PD: Heshtja e Ramës po aq kriminale sa sulmet ndaj opozitës

536
Sigal

TIRANE – Partia Demokratike ka vijuar edhe sot sulmet ndaj qeverisë dhe konkretisht kryeministrit Edi Rama, sipas tyre për mosreagimin e tij për sulmet e kërcënimet e deputetit socialist Arben Ndoka ndaj përfaqësuesve të PD. Deputetja e PD Albana Vokshi u shpreh se kryeministri vijon të heshtë pavarësisht fakteve sipas saj për të shkuarën kriminale të deputeti Ndoka. Vokshi vijoi akuzat duke u shprehur se Rama në listën zgjedhore eliminoi dy gra për të futur në parlament Ndokën. “U bënë sot 11 ditë që Edi Rama hesht pas agresionit fizik dhe kërcëmimit me jetë të deputetit të opozitës, Gent Strazimiri, në godinën e Kuvendit të Shqipërisë, me një akt mafioz të organizuar prej tij deri në detaje. Por Edi Rama hesht prej më shumë se një jave, edhe kur deputeti i tij, tashmë me emër dhe prova të pakontestueshme për të shkuarën kriminale, pra Arben Ndoka, kërcënoi me jetë zëdhënësen e Partisë Demokratike. Heshtja e Edi Ramës, është po aq kriminale sa aktet banditeske të deputetëve të tij. Mosreagimi i kryeministrit ëshë fyes për çdo grua në vend. Eshte momenti për t’i kujtuar publikut, se Edi Rama, që bën propagandë boshe për gratë sa herë ti jepet rasti, eleminoi nga lista dy kandidate femra, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugën futjes së Arben Ndokës në Parlament. Aktiviteti i parë publik që bëri deputeti i Edi Ramës, ishte goditja e deputetit të opozitës dhe kërcënimi me jetë i zëdhënëses së Partisë Demokratike.” u shpreh deputetja Vokshi. Deputetja Vokshi tha ndër të tjera se “heshtja e Edi Ramës vjen pasi pas këtyre sulmeve është vetë ai.”